Deklarata e fortë e Berishës: Do t’i varja të tre në shtyllën e turpit të historisë kombëtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pasi sipas tij, ky i fundit ka bërë gjithçka për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Berisha tha se Thaçi së bashku me “padronin” e tij, Vuçiqin e Edi Ramën bënë të pamundurën për ta “ndarë” Kosovën.

Ai vazhdoi tutje duke thënë se Baton “Stanishiqi”, bashkë me dy të tjerët, Ramën e Thaçin, gjatë tri viteve të fundit kanë bërë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Çfarë mund të quhen ata? Nuk kanë asnjë cilësim tjetër, ata të cilët shesin integritetin territorial, sovranitetin, kushtetutën e vendit, nuk iu eci, se Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin , se Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovvs, ai së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovvs, prandaj, nqs un s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të tretë në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata në dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakGallata në emisionet e stisura nga Rama, Patozi: Askush s’i përfaqëson demokratët më mirë se unë…
Artikulli tjetërBeteja, Trump fiton Alaskën, rinumërim në Xhorxhia dhe kërkon bllokim në gjykatë për Miçiganin