Deklarata e Kryeministrit të Francës: Për Shqipërinë nuk ka integrim në BE! (Video)

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme, se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.
Video është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, të cilën ja ka dërguar një qytetar shqiptar i cili jeton në Francë.
Në video dëgjohet qartë kryeministri francez kur thotë se, “Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata”.
Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri në Facebook:
Me Kallam Dështakun nuk ka integrim në BE!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr. Kryeministri frances ne lidhje me hyrjen e shqipnis ne Europe thote qarte se Franca dhe presidenti nuk kane vokacion as te hyjne ne diskutime per hapjen e negociatave me kete vend!
Duke folur në emisionin më të ndjekur politik në Francë ‘L’emission politique’ që transmetohet të enjten në mbrëmje në ‘France2’, Philippe është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me politikën e Francës për negociatat me Shqipërinë.
‘Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata’, është shprehur Filipe, duke i dhënë përgjigje analistit Thomas Sotto.
Thomas Sotto: Që Europa të mbrojë bizneset dhe që merr përsipër të mbrojë kufijtë. Ju përsëritni të njëjtat gjera të njëjtat deklarime të njëjtat propozime se do ndjekim zgjerimin e Europës.
Edouard Philippe: Kjo që po thoni në lidhje me Shqipërinë, ka një problem të së vërtetës.
Thomas Sotto: Unë besoj që ju keni një problem me realitetin zoti Filipe.
Edouard Philippe: Jo, jo, jo… mbi Shqipërinë presidenti ynë ka qenë shumë i qartë që nuk e ka ndërmend që të futet në diskutime. Kjo nuk është përgjithësia juaj. Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata.

Exit mobile version