Lista e pronave dhe pasurive marramendëse të deputetit të PS brenda 4 viteve me Ramën kryeministër

Partia Demokratike ka denoncuar deputetin socialist Ervin Bushati për mos deklarim pasurish dhe abuzime të tjera në vlera të konsiderueshme financiare. Bëhet fjalë për disa troje në Tiranë, Sarandë, Kavajë dhe pasuri të tjera.
Denoncimi është bërë nga këshilltari ligjor në PD Gazmend Bardhi. Bardhi deklaroi se me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë dhe do të kishte shkuar në burg.
Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit3 10
Edi Rama dhe e gjithë Partia Socialiste është hedhur në sulm për mbrojtjen e klientëve dhe parave që kanë bërë me klientët.
Edi Rama ka shpallur fushatën se e gjithë vëmendja është tek njerëzit, por, në të vërtetë, e gjithë vëmendja, përkujdesja dhe dashuria e tij është për klientët e oborrit. Përditë nxjerr deputetët e krimbur nga paratë e vjedhura të shqiptarëve për të mbrojtur oligarkët.
Ervin Bushati, i cili u bë deputet vetëm se i fali për 1 euro gruas së Edi Ramës tokën ku Rama ka ngritur vilën miliona euroshe, doli prapë sot për të shpifur kundër opozitës. Ervin Bushati që, me kompaninë “Bushati shpk” ka marrë miliona nga tendera shtetërorë dhe miliona të tjera nga oligarkët e Ramës, shpif për opozitën për të mbrotjur paratë e tij, të Padronit të tij dhe të klientëve të Edi Ramës.
Ervin Bushati shpif kundër Partisë Demokratike, sepse i duhet mbrojtja e Edi Ramës për të siguruar paprekshmërinë e tij për fshehje të pasurisë. Këto janë deklaratat e pasurisë së Ervin Bushatit nga viti 2014, kur është bërë deputet për hërë të parë, deri tani. Deputeti i Edi Ramës Ervin Bushati ka fshehur plot 7 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 3600 metër katrorë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar rezulton se:
1. Nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 938 m2 në Tiranë, fituar më 21 prill 2017.
2. Po në Tiranë, nuk ka deklaruar një pasuri truall me sipërfaqe 600 m2, e fituar po në 21 prill 2017.
3. Në Tiranë Ervin Bushati nuk ka deklaruar as pasurinë me sipërfaqe 938 m2 truall, fituar më 25 korrik 2014.
4. Në Sarandë, deputeti i Edi Ramës nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, e fituar më 17 Korrik 2014.
5. Po në Sarandë, ka fshehur pronësinë e 1 nga 13 garazheve në pronësi të tij.
6. Deputeti i Ramës ka fshehur dy pasuri në Qerret të Kavajës, të fituara në të njëjtën ditë, 30 maj 2016; njëra pasuri truall 376 m2, tjetra ndërtesë me sipërfaqe 76 m2. Me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe do të kishte shkuar në burg.
Ndërsa Ervin Bushati, i cili shpif dhe sajon biseda korridorresh, vazhdon të gëzojë pasuritë e padeklaruara nën mbrojtjen e Edi Ramës, që t’i shërbejë Padronit dhe të mbrojë oligarkët e tij.
Është pasuaria e grabitur dhe e fshehur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve, vetëm me koncesione, 2.2 miliardë euro.

Exit mobile version