Delegacioni nga drejtësia amerikane vizitë në SPAK, takim me Altin Dumanin dhe prokurorët e posaçëm!

Një delegacion nga drejtësia amerikane ka shkuar mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Delegacioni amerikan u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm.

Gjatë takimit u diskutua për përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

“Gjithashtu, gjatë takimit u theksua se sa e rëndësishme është luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë me integritet e profesionalizëm.

Në një postim në X, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se SHBA-të janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK-un, ku u takua me drejtuesin, Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshinte të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është ndjekja penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK-un dhe institucionet e tjera të drejtësisë që po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, shkruan Ambasada”

Exit mobile version