Denoncimi/ Dy vrasje, dy plagosje në qarkun e Lezhës! Xhafa nxit vrasjet, thotë ‘Kriminelët po vrasin njeri-tjetrin’!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për dy vrasjet dhe dy plagosjet që ndodhën mbrëmë dhe sot në mëngjes në qarkun e Lezhës. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Xhafa i Drogës nxit vrasjet, thotë ‘Kriminelet po vrasin njeri tjetrin’! Ndërsa një qytetar i ka shkruajtur Berishës se, policia ka fshehur njërën nga plagosjet.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Dy vrasje, dy plagosje ne qarkun e Lezhes!
Njera nga viktimat nje 14 vjeçar.
Xhafa i Droges nxit vrasjet, thote ‘Kriminelet po vrasin njeri tjetrin’!
Narkopolicia fsheh njeren plagosje.
Duke shprehur ngushellimet me te thella familjeve te viktimave dhe denuar me ashpersine me te madhe vrasesit dhe krimet e tyre te shemtuara, denoj po me ashpersine me te madhe fymezuesit, mbrojtesit e krimit ne Shqiperi; Edvin Kristaq Ramen dhe Xhafer Drogen e tij. Iu bej thirrje qytetareve shqiptar te ngrihemi sa me pare per te permbysur qeverine kryebande krimi dhe droge ne Tirane.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar doktor Berisha. Sot nLezhë asht ba nami. Një 13 vjeçar i vrarë me thikë dhe një 27 vjeçar me kallash, 2 plagosje me armë zjarri. Policia e fsheh njërën nga plagosjet s’e jep asnjë informacion. A thu dun me fsheh situatën kriminale apo e dijnë kush e ka ba dhe s’dun me kap autort e vërtetë të krimit. Veriu ashtu si jugu është në duart e bandave kriminale. Çojini njerzit e ndershëm e ti shporrim kta hajna e mafioze se na e bene vendin zi”.

Exit mobile version