Denoncimi i kandidates së Koalicionoit Euroatlantik Korçë/ Marinela Ziu: Rrugët e florinjta të lëna rrugëve, rrezikojnë qytetarët

Nga Marinela Ziu

RRUGËT E FLORINJTA “TË LËNA RRUGËVE” QË RREZIKOJNË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE

Pas denoncimit nga qytetaret dhe mediat, jam sot ketu për të parë nga afër mungesën e sinjalistikes dhe plasaritjet e rrugës Korçë – Ersekë.

Mungesa e sinjalistikës dhe plasaritjet e përsëritur e rrugës Korçë – Ersekë janë paralajmëruar prej kohësh por asnjë organ shtetëror nuk mori mundimin të vepronte për të parandaluar jo vetëm rrënimin e saj, por madje edhe ndonjë fatkeqsi njërëzore, duke qënë një nga rrugët më qarkullim të lartë në zonën jug – lindore.

Tenderin e kësaj rruge e kam denoncuar në vitin 2020 dhe 2022, për shkak të klientelizmit dhe përfitimit të saj nga eksponentë të lidhur drejtpërsëdrejti me Partinë Socialiste, vlerës që vijon të tejfryhet, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit por edhe zvarritjes së përfundimit të saj si dhe shtesave të kontratës për shkak të punimeve pa cilësi dhe dëmtimeve e shembjete të përsiritura si kjo që po denoncoj sot.

Për një gjatësi 35 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 80 milionë euro nga taksat tuaja, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara dhe ndërkohë rruga vijon të dëmtohet.

I bej thirrje të gjitha organeve shtetërore për të marrë menjëherë masa për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të saj si dhe SPAK për të filluar menjëherë hetimet për supervjedhjen me rrugën Korçë – Ersekë, për të cilën jo vetëm janë shpenzuar miliona euro për punime me cilësinë më të dobët, por tashmë po rrezikohet seriozisht edhe jeta dhe shëndeti i qindra qytetarëve të zonës jug-lindore.

Shqipëria mrriton më shumë!
Korça meriton më shumë!

#Voto_4 ✅
#KoalicioniEuroatlantik
#MarinelaZiu ️

 

Exit mobile version