Denoncimi: Qindra pacientë nuk përfitojnë ilaçet e rimbursueshme

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka denoncuar përmes një komenti në rrjetet sociale faktin se qindra qytetarë përjashtohen nga përdorimi medikamenetve të rimbursueshme.
“Shëndeti i qytetarëve dëmtohet rëndë e Kryeministri del “bllof” nga “Kufizimet” e publikuara për listën e medikamenetve të rimbursueshme.
Një pjesë hiqen krejtësisht nga të rriturit duke mbetur vetëm për femijet. Po kështu ka dhe shumë medikamente të tjerë, që kufizohen në diagnozë, doza ditore etj, duke dëmtuar trajtimin e të sëmurët me sëmundje të zemrës, vaskulare, diabetike, artritike, gastroenterologjike, psoriazis etj etj”, shkruan Shehu.
Komenti i plotë i Tritan Shehut
Shendeti i qytetareve demtohet rende e Kryeministri del “bllof” nga “Kufizimet” e publikuara per listen e medikamenetve te rambursueshme.
Fondi i Sigurimeve Shendetesore befasisht njoftoi dhe futi ne fuqi nje liste te gjate te “Kufizimeve” per barnat e rambursueshme.
Keshtu menjehere qindra paciente duhet te nderpresin mjekimin qe po marrin me preparate e per patologji te ndryshme, per tu trajtuar me tej me medikamente te tjera, me pak te efekteshme.
Dhe kjo kerkohet te behet brenda dites.
Pa llogaritur ketu ata paciente, qe duhet ta fillonin nje mjekim te tille.
Kryeministri disa dite me pare deklaroi se po paraqitet nje liste e rambursueshme barnash, me e gjere se e kaluara.
Ne fakt eshte e kunderta:
1.Te 36 shtesat, qe ai foli jane kryesisht ne alternativa e jo principe aktive.
2.”Kufizimet” jane te tilla sa qe realisht e demtojne rende kete liste, qe edhe sic ishte, ishte tejet e varfer dhe e pa mjaftueshme per nje mjekim te pershtatshem.
Ne radhe te pare nga keto “kufizime” prekin indikacionet e barnave biologjike, duke u ulur ndjeshem numri i semundjeve, komplikacioneve e i moshave, qe mbuloheshin nga rambursimi i tyre.
Nje pjese hiqen krejtesisht nga te rriturit duke mbetur vetem per femijet.
Po keshtu ka dhe shume medikamente te tjere, qe kufizohen ne diagnoze, doza ditore etj, duke demtuar trajtimin e te semuret me semundje te zemres, vaskulare, diabetike, artritike, gastroenterologjike, psoriazis etj etj.
Pra jane me qindra te semuret, qe perjashtohen nga perdorimi i ketyre preparateve.
Pa folur ketu per problemin tjeter, cilesine e medikamenteve qe qarkullojne te ne, origjinen e tyre, pra per sigurine medikamentoze.
Nga e gjithe kjo “beme” pa asnje dyshim demtohet rende trajtimi e shendeti i pacienteve e qytetareve.
Kjo eshte “Mjekesia Falas”!

31961062 1699153520140110 6560912489985343488 n

Exit mobile version