Qytetari ia përplas Ramës në fytyrë: “Shëndetësia është falas për ty, se ne vdesim po s’patëm lekë”

Kryeministri Rama është përballur me një lumë kritikash gjatë një takimi të zhvilluar sot me qytetarët në Lezhë. Kryeministri gjtaë fjalëssë tij është ndeshur me pakënaqësi nga ana e të pranishmëve.
Një qytetar iu drejtua Ramë se, sistemi i shëndetësisë nuk është falas dhe se ai që nuk ka lek vdes. Ndërkaq kryeministri Rama i është përgjigjur duke i treguar qytetarit se puna e tij është një punë shumë e vështirë.
“Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullin e për njeriun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.
Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë është mangut”, u shpreh qytetari.
“Po e filloj nga fundi se kjo është një lloj mode që ka arsyet e veta. Zotëri nëse unë nuk do mendoja për vendin dhe popullin nuk do të merrësha me këtë punë. Shumë njerëz mendojnë se kjo puna që bej unë është një qejf madh. Unë e bëj sepse mendoj për njerëzit për vendin. Ne që të dijë zotëria jote për të bërë këtë punë si duhet ka një kosto që ty nuk t’a rrok rradakja. Një kosto familjare, kosto të madha shpirtërorë, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe, që po nuk e provove nuk e kupton. Unë e kam pas të qartë se në fund 2 metra dhe mbetet dhe zotnia jote që qesh, qofsh gjithmonë i lumtur nuk të vë faj se duhet ta provosh që ta kuptosh,” u shpreh Rama
Ndërsa për sa i përket shqetësimit të qytetarit Rama u shpreh se shëndëtësia nuk është falas, por nëse thua që në spital të gjithë vdesin e ke gabim shumë, sot shëndetësia është një sistem që ka shumë problem por nëse kthehemi 4 vite prapa ka shumë ndryshime.

Replikat
Rama: Pse bërtet ti shoku? (per parafolesin) Se atë e sajdisa shumë se ka bërë hap të madh nga djathtas majtas, po ti ke qenë gjithmonë majtas, stë sajdis fare. E para ti duhet të kuptosh që kur flasin gratë burrat duhet të heshtin.
Qytetari: E para, a ka vend ne NATO që si trajton ushtarakët me status të vecante? 194 mijë lekë marrë 35 vjet pune. E dyta u bënë 6 -7 muaj a mund të na thoni në cfarë pjesë është kjo e tepsise qe eshte cuar për skrap? Se jemi dhe të painformuar dhe të pakënaqur.
Rama: Nëse ke ndonjë shqetësim konkret.
Qytetari: E kam në përgjithësi. E treta bëtë mirë që kërkuat falje për rrugën e Kukësit, pyetja ime pse këtë punë që u bë atje, që u la të shkatërrohej dhe prona, kjo administrata juaj pse duhet të dilni vetëm ju? A keni administratë ju? Po se zuri vendin puna sqaruese e administratës suaj do e zëjë opozita duke i genjyer.
Rama: E para nëse dal unë ;’do me thënë që s’dalin dhe të tjerët por varet ca jep televizori, të gjithë përpiqen të bëjnë punën e tyre por jo të gjithë i jep TV.
E dyta përgjegjësia s’ishte administrative por ishte si u administrua ai proces dhe në fund të ditës s’jam unë nga ata që i ikin përgjegjësisë, më vjen natyrshëm ta marr unë pergjegjësinë. Edhe kjo fushatë që nëse do shkosh në një takim tjetër ku s’do jem unë, mund të jetë Lindita e Pjerini, mos prit të jetë në tv.

Ne s’do e bëjmë këtë fushatë për të bërë premtime por për të debatuar e për të thënë ca kemi bërë e për të nxjerrë secili mësimet e veta.
Sa i përket tepsisë ka dy anë, njëra të lehtësojmë maksimalisht ngarkesën burokratike, të ulim sa më shumë ndërveprimet mes qytetarëve dhe shtetit, më pak dokumente që kërkohen, të rrisim mundësinë për ti marrë shërbimet përmes internetit e celularit në xhep, tani te njerezit, vullneti jonë, imi për ta cuar tepsinë për skrap është i plotë por varet edhe nga ju, pra varet sa njerëzit duan të marrin pjesë në këtë proces. Nëse shkon në një zyrë dhe spajtohesh me vonesën, sjelljen e keqe por direkt, se mundësinë ua kemi dhënë, hap telefonin, shqipëria që duam.al shkruaj ankesën konkrete dhe nëse smerr përgjigje për 10 ditë e nuk ikën nga puna kush të ka rënë në qafë, atëherë të kam borxh. ka akoma probleme se po të mos kishte do ishte magji. Ndryshimi i administratës është sfida më e vështirë, këtë duhet ta bëjmë bashkarisht se e bëjmë shumë më shpejt. Ndërsa një qytetar po i drejtonte një pyetje, Rama u shpreh se duhej të largohej pasi do të jepte një intervistë për një tv lokal.
“Po ma bëjnë më shenj të të shkoj për intevistë, nëse doni bisedoni me Linditën, por mos u largoni kur të ik unë. Nëse nuk ta mbush mendjen Lindita, unë s’ta rregulloj dot problemin, ky është problemi më i madh që ke, që s’ta mbushin mendjen gratë. Do bëjmë edhe takime të tjera dhe do kemi kohë t’i diskutojmë këto gjëra në të gjitha njësitë administrative”, u shpreh Rama, i cili u largua menjëherë nga salla.

Exit mobile version