Ish-Kryeminsitrit Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon drejtorin e filialit të postës së Vlorës, Vullnet Bilbilaj si hajdut e njeri të korruptuar që e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes. “Na merr para të na mbajë në punë. Na bën presion. U vodhen 40 milion leke nga punonjësia e nuk e çoi në prokurori”, shkruan qytetari.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Denoncohet nje hajdut me pushtet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor ju uroj gjithë të mirat. Jam punonjese e postës të Vlorës. Dua të denoncoj drejtorin e këtij filiali Vullnet Bilbilaj si hajdut e njeri të korruptuar qe e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes. Na merr para të na mbajë në punë. Na bën presion. U vodhen 40 milion leke nga punonjësia e nuk e çoi në prokurori. Jemi ankuar te të gjithë po atë e mbron Gjiknuri se ka gurore me kunatin e tij ne Gjormë dhe Anduel Tahiraj se i ndajnë lekët bashkë. Respekte doktor. Anonim se nga kta ca nuk pret.