Trump nderon viktimat e luftës kundër komunizmit, mbi 100 milionë të vrarë

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbrëmje nderimin e tij për viktimat e komunizmit, mbi 100 milionë vetë që janë vrarë dhe persekutuar nga regjimet totalitare komuniste. Mesazhi presidencial erdhi në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit.
“Ne rikonfirmojmë gjithashtu mbështetjen tonë të palëkundur për ata që kërkojnë paqe, mirëqenie dhe liri kudo në botë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Që nga Revolucioni Bolshevik në Rusi në vitin 1917, vazhdon deklarata, ne kemi qenë dëshmitarë të ideologjisë tiranike komuniste: makthit, shtypjes dhe vdekjes.
Viktimat e këtyre mizorive “janë një dëshmi e heshtur e faktit të pamohueshëm se komunizmi dhe ndjekja e tij, do të jenë gjithmonë shkatërruese për shpirtin njerëzor dhe për begatinë e njerëzimit”.
Presidenti tha se në këtë ditë “ne kujtojmë ata të cilëve u janë mohuar bekimet e mëdha të jetës, lirisë dhe lumturisë nën regjimet komuniste”.
“Së bashku ne mbajmë zi për humbjet e pashembullta që shumë kanë vujatur nën komunizëm dhe rikonfirmojmë angazhimit për të çuar përpara kauzën e lirisë dhe mundësive për të gjithë”.

Exit mobile version