Departamenti amerikan i Shtetit zhduk fare faqen zyrtare të Hoyt Yee

Departamenti amerikan i Shteti ka fshirë fare faqen e ish-zv.Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Yee. Nëse klikon me emrin e tij në google, fillimisht ai shfaqet si pjesë e qeverisë amerikane, por më pas kur klikon në faqen e Departamentit të Shtetit ajo faqe rezulton e fshirë. Në të nuk rezultojnë takimet e mëparshme të tij me zyrtarë të ndryshëm në vende të ndryshme dhe as deklaratat e bëra më parë në emër të Departamentit të Shtetit.
I njohur me epitetin “Buldozeri”, Yee u përfol se do të emërohej si ambasor i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe më pas në Bosnje Hercogovinë. Departamenti amerikan i Shtetit i mohoi këto zëra duke deklaruar zyrtarisht se ai ishte larguar nga Departamenti i Shtetit. Mediat afër administratës së mëparshme thanë se Yee kishte dhënë dorëheqjen, por Departamenti i Shtetit e mohoi duke thënë se ai ishte “larguar”. Portale amerikane me burime nga Departamenti i Shtetit thanë se Yee është shkarkuar për ndërhyrjet brutale politike në Ballkan. Kujtojmë edhe për rolin që Yee luajti në marrëveshjen e 18 Majit në Shqipëri.

Exit mobile version