Ish-oficeri i SHIK Ylber Zeneli: Roli i Klosit në vrasjen e Azemit

Një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror shkruan sot në rrjetin social në Facebook se, ka dëshmi tronditëse kundër ish-kreut të SHIK, Fatos Klosi.
Ja çfarë shkruan Ylber Zeneli:
Habitem! dhe më vjen neveri për nivelin e ulët të mediave kur shikoj këtë personazh në rolin e analistit! apo disa gazetarë që i drejtohen me fjalën profesor!!!!
Mua personalisht më ngjall neveri për faktin se ia njoh aktivitetin dhe rolin që ka luajtur në kohën që drejtoi institucionin e SHIK-ut 97-2002.
Unë kam qenë pjesë e atij insitucioni dhe jam larguar nga puna me urdhërin e tij në tetor 2001, pas denoncimeve dhe qendrimeve të mia të hapura për imoralitetin, paligjshmërinë e tij dhe bashkëpunëtorëve (misionar dhe mercenar) të tij.
Unë po veçoj disa nga roli i tij në atë periudhë, për të cilat po të kishte shtet ligjor nuk do e shikonim në rolin e analistit nëpër studio televizive, por të një personazhi të diskredituar.
-Ky ka rol kryesor në vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjeve që pasuan në Tropojë 98-2000.
-Ka bërë vjedhje në tenderin e blerjes së makinave për insitucionin, duke manipuluar dokumentacionin për vlerën e mjeteve dhe futur në xhep gati gjysmën e vlerës + mjete të vjedhura në Kosovë të UMNIK-ut, të cilat i ngjyrosnin dhe në dokumenta i bënin sikur janë blerë të reja.
– Ka vjedhur paratë që dhanë shërbimi i amerikan për punonjësit e Drejtorisë së Kukësit, nga 2500-3000$ për 52 punonjës që kishte Drejtoria, i konvertoi në lekë dhe vetëm pasi e ngrita zërin unë me disa kolegë të tjerë për këtë vjedhje vendosi të na japë nga 25.000 lekë (reja). Ndërsa misionarëve të tij (gjithsej 4) ua dha shumën e plotë, aq sa kishin dhënë në të vërtetë amerikanët 3000$.
Për këtë të vërtetë; të më ndihmojë ose të më përgënjeshtrojë Fiqiri Meta, i cili në atë kohë ishte misionar i Klosit në Kukës, ku bashkë me Ram Kucën kanë bashkëpunuar në këtë vjedhje të turpshme, dhe sot vazhdojnë punë në drejtori të rëndësishme në SHIK.
-Ka përdorur fondin e veçantë (që përdoret për shpërblimin e informatorëve) të insitucionit në kundërshtim me ligjin për të paguar njerëz për qëllime elektorale në zgjedhjet e vitit 2001.
-Eshtë autori dhe negociuesi i marrjes në mbrojtje të J.Saliajt në Kosovë, i akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit dhe personalisht vetë ka shkuar në Kosovë për ta marrë nga baza ku ishte i strehuar për ta nxjerrë malit natën, dhe për ta prezantuar, të nesërmen e arrestoi policia.
Këtë t’ma përgënjeshtrojnë dy ish-punonjësit e SHIK-ut të asaj kohe dhe që punojnë akoma… K.P dhe A.L. të cilët ishin të besuarit e tij që do e nxirrnin malit nga Kosova në Tropojë.
Etj etj…..
Do ishte mirë që para’se të bëj analiza politike në studio tv, të sqaroj pozitën dhe rolin e tij në vrasjet e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe pas saj, brenda territorit të Shqipërisë dhe në Kosovë, nga Ahmet Krasniqi e me radhë….
-Kam dëgjuar se i kanë dhënë një titull “veteran i luftës së UÇK”, duhet ta sqaroj ky ose ata që ja kanë dhënë këtë titull, çfarë lufte ka bërë ky person?!
– Kam shumë dëshirë të krijohet ajo Gjykata Speciale në Kosovë, mbase do dali në dritë roli i tij në vrasjet politike.
Jam i vetëdishëm se ky personazh negativ nuk është hetuar, ndëshkuar dhe nuk do ndëshkohet në këtë realitet politik, për faktin se ju ka shërbyer të gjitha krahëve të politikës për interesa kriminale.
Këtë bindje kam patur edhe në 2002 kur u ngrit komision hetimor parlamentar (i inicuar nga opozita e asaj kohe), për hetimin e aktivitetit të tij.
Këte ia kisha shprehur kryetarit të atij komisioni S.Ngjelës, i cili në atë kohë nuk ra dakort me mendimin dhe parashikimin tim, por pasi përfundoi “hetimi” në 2005 në një takim të rastësishëm “Avo’koti”, më drejtohet me fjalët; më doli fjala jote!.
Si përfundim; dua të them se ky është vërtetë “llum kazani mediatik” i Edi Ramës, që e marrin këtë “kok kazan”, si “lugë druri” për të përzier dhe deformuar opinionin publik!.
Me të njëjtin mllef siç flet sot në emisione televizive, e ka drejtuar Institucionin e SHIKU-ut, duke intriguar (gjueti shtrigash) ndaj kundërshtarëve politik.

Exit mobile version