Deputetët e PS, ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot u larguan nga salla gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Debatet në lidhje me miratimin e rregullores u bënë sërish shkak i largimit të mazhorancës. Deputetët demokratë vijuan mbledhjen, ndërsa kolegët e tyre socialistë u rikthyen në sallë vetëm për disa minuta, për t’u larguar përfundimisht menjëherë më pas.
Gjatë diskutimeve, socialistët kërkuan hedhjen në votim të rendit të ditës. Deputetët e opozitës ishin kundër.
Kryetari i komisionit Alibeaj i akuzoi kolegët socialistë se, po tentojnë të kontrollojnë komisionin.
“Propozimet që vinin nga ana juaj përmbysnin gërmën e ligjit, e drejta për të marrë prova pranohet pa votim, ju doni që ti nënshtrohet votimit. Ju e keni shumicën dhe rrëzoni marrjen e provave”, tha Alibeaj.