Deputetët e PS braktisin sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Deputetët e PS, ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot u larguan nga salla gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Debatet në lidhje me miratimin e rregullores u bënë sërish shkak i largimit të mazhorancës. Deputetët demokratë vijuan mbledhjen, ndërsa kolegët e tyre socialistë u rikthyen në sallë vetëm për disa minuta, për t’u larguar përfundimisht menjëherë më pas.

Gjatë diskutimeve, socialistët kërkuan hedhjen në votim të rendit të ditës. Deputetët e opozitës ishin kundër.

Kryetari i komisionit Alibeaj i akuzoi kolegët socialistë se, po tentojnë të kontrollojnë komisionin.

“Propozimet që vinin nga ana juaj përmbysnin gërmën e ligjit, e drejta për të marrë prova pranohet pa votim, ju doni që ti nënshtrohet votimit. Ju e keni shumicën dhe rrëzoni marrjen e provave”, tha Alibeaj.

Artikulli paraprakRama, asnjë fjalë për qindra qytetarë të helmuar, për të ata nuk ekzistojnë!
Artikulli tjetërBardhi: U keqpërdorën të dhënat sensitive personale të qytetarëve për të favorizuar PS dhe për të shantazhuar zgjedhësit