Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri nuk e konsideron risi sjelljen e deputetëve të Rithemelimit në nisjen e sesionit të ri parlamenar të hënën.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Pampuri u shpreh se deputetët që nuk e lejuan Bajram Begajn të flasë në Kuvend, janë të parët që shkojnë kur presidenti bën festa.
“Presidenti nuk është person fizik, por institucion. Është dhe duhet të jetë i paanshëm. Kur presidenti bën festa, ata të cilët nuk e lanë të flasë, janë të parët që shkojnë.
U miratuan shkarkimet e ministrave, një vijimsi siç ka ndodhur më parë, nuk kishte risi, mungonin flakadanët, ka qenë strategji, nuk është kjo mënyra për të bërë opozitë.
Rezistencë qeveritare nuk është të mbledhësh shokët në foltore dhe të mos lësh presidentin të flasë. Është një skenë që krijon gjithmonë e më shumë pabesueshmëri te qytetarët”, theksoi ajo.