Deputeti i PS aksidenton një qytetar, policia e merr në mbrojtje dhe fajëson të dëmtuarin

Deputeti i Partisë Socialiste për Beratin, Fadil Nasufi aksidentoi me makinën e tij një qytetar i cili po ecte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.
Sipas policisë, mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.
“Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj deputetit socialist që shkaktoi aksidentin, por ka fajësuar të aksidenturian. Policia thotë se i dëmtuari ishte në gjendje të dehur dhe për këtë nuk mban përgjegjësi deputetit. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se dputeti Nasufi ka qënë me shpejtësi të madhe dhe e ka përplasur me makinë qytetarin me biçikletë që po ecte në anë të rrugës.

Exit mobile version