Vdekja e të riut në komisariatin e Policisë, Ekspertët: Në fytyrën e të riut dallohen shenja dhune

Ekspertët mjeko-ligjor kanë mbërritur në morgun e spitalit për të hetuar mbi vdekjen e 27 vjeçarit në Komisariat. Janë tre eksperte, dy të pavarur dhe një i Institutit te Mjekësisë Ligjore, që do të kryejnë ekspertizën e 27 vjeçarit. Ekspertët kanë vërejtur shen ja dhune në fytyrën e të riut.
Familjarët e viktimës vijojnë të qëndrojnë pranë morgut, në pritje të përgjigjeve të ekspertizës. Familjarët kanë mundur të fotografojnë 27 vjeçarin në sallën ku do ti nënshtrohet autopsisë.
Foto, është me pamje të rënda për publikun. Në foto dallohen shenja dhune në fytyrën e të riut. Shenjat e dhunës, të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull.
Familjarët e të riut, kanë akuzuar efektivët e policisë për dhunë ndaj të riut gjatë shoqërimit dhe në ambjentet e Komisariatit.
Tashmë hetimi në lidhje me vdekjen e Enea Ftoit është marrë në dorë nga prokuroria e Korçës. Është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme proceduriale.
Prokuroria ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Po merret dëshmia e efektivëve të policisë, që kanë qenë në detyrë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes. Familjarët janë shprehur se djali është vrarë nga ana e Policisë.

Berisha: Akt mizor që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Ramës
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vdekjes nga torturat në qelinë e Policisë së Korçës 27 vjeçari Enea Ftoi. Berisha shkruan në një postim në Facebook se i riu rom ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe është torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.
“Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistet, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!
Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetë si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e Komisariatit të Korçës.
Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpësinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.
Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer!”, shkruan Berisha.

Exit mobile version