Deputeti zbulon skandalin: Rama, show me “Air Albania”, projekti ishte i dështuar që në fillim!

Kompania shqiptare e fluturimeve “AIR Albania”, e reklamuar me të madhe nga vetë kryeministri Edi Rama ka shkuar drejt dështimit. Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj u shpreh se, ky projekt ishte i dështuar që në fillim pasi ishte një model ekonomik i gabuar. Sipas tij, qeveria thjesht bëri një show me këtë projekt.
“Kompania ajrore “Air Albania” ka dështuar ose më mirë nuk është krijuar kurrë. Ajo ishte një shfaqje që u sajua përmes avionit e ngjyrosur me emrin “Air Albania” duke bërë të gjithë ato udhëtimet njëherë me familjarët, pensionistët dhe pastaj me gazetarët. U kthye në një dështim të jashtëzakonshëm të qeverisë. Ishte i papërshtatshëm, ishte jashtë çdo logjike ekonomike, jashtë tregut. Të gjitha kompanitë ajrore shtetërore kanë dështuar, në Europë flasim”, është shprehur deputeti demokrat.
Sipas Shehajt, ulja e çmimit të biletave nuk mund të arrihet nëpërmjet një kompanie shtetërore ndërsa denoncon edhe fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
“Pengesa më e madhe është mungesa e aeroportit. Aeroporti i Vlorës absolutisht është një nevojë e domosdoshme për Shqipërinë dhe turizmin. Por aeroporti nuk duhet të jetë një mundësi tjetër për këtë qeveri që të abuzojë dhe të vjedhë fondet dhe buxhetin e shtetit ose ti japë koncesionin e radhës klientëve të vet. Aeroporti i Vlorës mund të bëhet me një shifër shumë më të ulët se këta pretendonin që ishte 100 milion euro”, përfundon Agron Shehaj.

Exit mobile version