Një vit e gjysmë pas herës së fundit, Karim Benzema mund të rikthehet në kombëtaren franceze për të mbajtur sërish veshur fanellën e Gjelave. Trajneri Didier Deschamps edhe njëherë tjetër i ka hapur dyert grumbullimit të bomberit të Realit të Madridit, i cili nuk ka qenë pjesë e Francës për çështje që s’kanë lidhje me futbollin, pasi 29-vjeçari u përfshi në skandalin seksual të MathiewValbuenas. “Nëse vazhdon të luajë kështu, dhe tregon se do të jetë gjithmonë në të njëjtën lartësi do të ketë vend edhe për të dhe Benzema do të rikthehet në kombëtare”.
Benzema nuk është më pjesë e Francës që nga tetori i vitit 2015, kur u përjashtua për shkak të çështjes Valbuena. “Unë kam bërë vetëm zgjedhje që kanë lidhje me anën sporitve”, shtoi më pas Deschamps. Pavarësisht se ai është vërshëllyer shpesh nga tifozët e Realit të Madridit, ish-lojtari i Lyonit, ka patur një rendiment jo të keq në këtë sezon me 13 gola dhe 6 asist deri tani në të gjithë kompeticionet. “Kur ta shoh të arsyeshme për ta grumbulluar në kombëtare, do të thërras, sepse unë bëj vetëm zgjedhje sportive dhe që janë në të mirë të kombëtares franceze”, nënvizoi më pas Didier Deschamps. “Nuk do të ishte aspak çudi që Benzema të rikthehej siç ndodhi me Lassana Diarra, i cili u bë sërish pjesë e Francës pas 5 vjetësh mungesë”, deklaroi në fund, trajneri i përfaqësueses së Gjelave.