Dështon Plani Rama-Berisha për largimin e tij nga KiE, Basha merr pjesë në Asamblenë Parlamentare

Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për ta larguar nga kjo përfaqësi.

Tentativa e tyre ka dështuar, kështu që Basha vijon si përfaqësues i Shqipërisë.

Në seancën plenare, ishte propozuar që në vend të Bashës të ishte Albana Vokshi, një zë kritik kundër SPAK dhe mbështetëse e verbër e Sali Berishës, gjë që duket se nuk është pranuar nga Këshilli i Europës. Kjo përforcon idenë se përpjekjet për largimin e Bashës ishin të pabaza dhe të papranuara nga autoritetet europiane.

Basha, që shërben edhe si raportues i KiE për çështjen e konfiskimit të aseteve ruse, ka qenë një figurë kyçe në këto zhvillime, duke e bërë tentativën për largimin e tij edhe më të dyshimtë.

WhatsApp Image 2024 09 30 at 11.53.58

Exit mobile version