Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përballur me Policinë në Durrës, në kohën kur ajo ishte në një takim me banorët e prekur nga tërmeti.
Një shef policie me një grup që e shoqëronte, iu drejtua Kryemadhit për ta gjobitur për mosmbajtjen e maskës dhe i kërkoi emrin e prindërve për të plotësuar fletën e gjobës.
Kryemadhi vazhdoi të mbrojë me forcë të drejtat e banorëve për banesat e tyre dhe i tha policit se në 25 prill, shqiptarët do të gjobisnin Edi Ramën.
Ndërkohë, polici vazhdonte të pyeste dhe të shkruante: Emrin e babës? Emrin e nënës?
Një nga anëtaret e LSI ia dha të dhënat policit, duke thënë emrat që kërkonte: Ramazan, Fatime…T’i them unë.
Kryemadhi në fund e firmosi gjobën me qetësi dhe la dhe këtë shënim pa ngurruar mbi fletën e shefit të Policisë: “Do t’ia çjerrim maskën Edi Ramës më 25 prill për vjedhje”, shkroi kryetarja e LSI-së mbi të dhe vazhdoi takimin.
Gjatë bisedës me banorët, ka dalë se ata janë ende shumë larg banesës së re. Banorët kanë denoncuar mungesën e vemendjes nga qeveria.
Kjo është hera e dytë që gjobitet për mosmbajtjen e maskës kryetarja e LSi Monika Kryemadhi.