Dhuna në Kuvend – Sociologu Mërtiri: Shfaqje të shëmtuar. I vetmi që po përfiton është Rama

Sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi dhunën në Kuvend, të cilën e quajti si shfaqje të shëmtuar nga opozita.

Ndër të tjera Mërtiri iu drejtua anëtarit të Rithemelimit, Ivi Kaso, duke i thënë që çështjen ta çojnë në gjykatë, ndërsa shtoi se i vetmi që po përfituan nga kjo situatë është vetëm kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga debati në studio:

Mërtiri: Luftën me palën tjetër e shesin se kush është më i fortë. Ky është një stimulim dhe e bën banale dhe e bën opozitën më të turpshme. Kjo i shërben Ramës, Ku opozita bën si fëmijë ‘o dua lodrën time, o rashë e vdiqa’. Kjo është e vetmja opozitë që do që gjuha të jetë me sherr. Kjo bëhet se opozita është e përfshirë në korrupsion, s’ka demokraci. Kjo bëhet në kushte kur Berisha është nën akuzë. Është nën hetim për një vepër korruptive, ku ka dhe dhëndrin në burg. Tani që po shkon drejt hekurave po fillon revolucionin. Kjo kalon kufijtë e qesharakes.

Kaso: Jo mor jo! Më ke do e bëni betejën? Me mullinjtë e erës?

Mërtiri: Nëse luftoni për Kushtetutë, çojeni çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Ju po bëni zhurmë në Parlament. Po bën 10 ditë që nga ajo që e quajtët ‘revolucion’, pse nuk e çuat në gjykatë? Nëse s’keni juristë të mbroni veten, çfarë t’ju them.

Kaso: Ne jo vetëm që kemi juristë, por më të mirët kemi.

Mërtiri: Po bëni shfaqje të shëmtuar, çojeni në gjykatë. Ju po e bëni këtë se po ziheni me Bashën. Në vend të merreshit me hallet e qytetarëve, ju shukat dhe bëtë këtë sot. Gardistët i hoqën kartat? Ju s’keni hallet e qyfterëve…ata kishin shkuar për ato pamje, jo për debat politik. Ka të drejtë Nikolla.

Kaso: Për çfarë ka të drejtë Nikolla?

Mërtiri: Kjo shfaqje vetën Ramës i shërben. Ky është teatri prefekt për Ramën. Me këtë rri në pushtet për 100 vjet.

Exit mobile version