Fyerje, diskriminim dhe sulm ndaj dy grave shqiptare në Itali, pas disa muajsh jepet vendimi për autorët

Dy persona janë arrestuar pasi kanë fyer, diskriminuar dhe sulmuar dy gra me origjinë shqiptare. Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar personat: A.D, 69 vjeç dhe A.D, 23 vjeç.

Sipas asaj që u rindërtua nga policia gjatë hetimeve që çuan në dhënien e urdhrave, dy burrat, majin e kaluar, gjatë një pikniku në kodrat e Salernos, në zonën e Giovit, filluan të drejtojnë fyerje raciste ndaj dy grave shqiptare të cilat ishin aty. Më pas, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kur dy gratë vendosën shami në tokë, dy burrat i sulmuan duke i shkaktuar disa lëndime.

Pesë muaj pas ngjarjes, u zbatuan masat e paraburgimit ndaj dy personave, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Salernos me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase.

Exit mobile version