Dhunohet dhe grabitet në banesën e tij 75-vjeçari në Peqin, policia në drejtim të paditur

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Beqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortësh, të cilët i kanë marrë nga banesa rreth 3 milion lekë dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Çesmë. Çifti i bashkëshortëve, pas rezistencës së 75-vjeçarit, e kanë lidhur dhe më pas e kanë dhunuar duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë.

Ata janë kërcënuar se nëse nuk do të tregonte ku kishte fshehur paratë, do ti vrisnin. Përballë kësaj situate, i moshuari 75 vjeç ka treguar gjithçka. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë Skënder Beqiri, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët e kanë dërguar në spital dhe kanë njoftuar policinë. Nderkohë nga ana e policisë bëjnë me dije se ngjarja është ende në hetim.

Exit mobile version