Një projektligj i modelit të periudhës së diktaturës komuniste

Myqerem TAFAJ

Qeveria deklaron me një projektligj: universitetet nuk kanë nevojë dhe nuk kanë punë me shkencën!

Qeveria ka shpërndarë një projektligj që titullohet: “Projektligj për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore jashte sistemit te arsimit te larte, në RSh”! Projektligji lë jashtë universitetet me pedagogët dhe kërkuesit e tyre, që përbëjnë 90% e institucioneve dhe burimeve njërëzore që kryejnë veprimtari kërkimore në vendin tonë !!

Ky projektligj, në fakt, kthehet në origjinën e modelit të periudhës së diktaturës komuniste, modelin lindor, i cili kërkimin shkencor ia atribuonte Akademisë së Shkencave, ndërsa universitetet i konsideronte të dorës së dytë me mision vetëm mësimdhënien.

Ky është një projektligj që në titull jashtë realitetit tonë, nuk i shërben as shkencës, as kërkimit, as veprimtarisë botuese, as inovacionit, aq më pak të ardhmes së kësaj fushe ne vendin tone.

Konceptimi i këtij ligji është konfuz. Ai nuk arrin dot të kuptoj cfarë është një sistem i shkencës (Science system). Në këtë Shqipërinë e varfër ekziston, së paku formalisht, ky sistem dhe shtylla kryesore e tij janë universitetet dhe shkollat e larta. Shtylla e dytë e sistemit përfshin qendrat e kërkimit dhe transferimit të teknologjisë në varësi të disa ministrive të linjës. Përvec tyre, ka filluar të zhvillohet edhe shtylla e tretë e sistemit, ku bëjnë pjesë institute dhe njësi të tjera (OJQ, etj) jo publike dhe të sipërmarrjes private, që kanë pjesë të veprimtarisë së tyre edhe kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin.

Po të bënim një karakterizim sasior mbi raportin që zënë këto tre shtylla ose kolona brenda sistemit, rezulton se mbi 90% e institucioneve dhe burimeve njërëzore që kryejnë veprimtari kërkimore në vendin tone, e përbëjnë universitetet me pedagogët dhe kërkuesit e tyre!!
A nuk është paradoksale që të bëhet një ligj për shkencën që përjashton 90% të sistemit???

Ligji i arsimit të lartë nuk e rregullon plotësisht veprimtarinë kërkimore të universiteteve. Prandaj duhej që ligji për shkencën të mos përjashtonte që në titull 90% të sistemit.

Projektligji nuk përbën asnjë shtysë dhe nuk i jep asnjë impuls zhvillimit të një sistemi modern të shkencës në vendin tonë. Ai vetëm ngre një burokraci shtetërore, e cila, sic e ka zakon, do ti zë frymën cdo inisiative në fushën e shkencës. Dhe më qesharake është, që një një agjenci e kërkimit shkencor, që për nga statusi, është e krahasueshme me një drejtori të Përgjithshme të një ministrie, do të hartoj raportin vjetor të kërkimit në Shqipëri, një atribut që e kanë vetëm ministritë ose institucionet e pavarura që varen nga Parlamenti!

Exit mobile version