“Diçka e madhe po luhet”, gazetari zbardh detaje nga vizita e zyrtarit amerikan në SPAK

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson vizitoi ditën e djeshme Shqipërinë, ku gjatë vizitës së tij ai u ndal edhe në SPAK.

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se vizita e Robinson në SPAK zgjati 120 minuta kjo sipas tij tregon rëndësinë që amerikanët po i japin këtij institucioni dhe reformës në drejtësi.

Lita tha gjithashtu se duke parë dosjet voluminoze të vendosura edhe në tokë, të krijohet përshtypja se diçka e madhe po luhet.

“Ndihmës sekretari i shtetit Tod Robinson është zyrtari më i lartë i departamentit të shtetit që merret me luftën kundër narkotikëve dhe me respektimin e ligjit.

Ne në 5 javë kemi pasur dy zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit si Blinken dhe Robinson që i japin support SPAK-ut dhe reformës në drejtësi.

Por posaçërisht SPAK-ut sepse ditën e djeshme ata kanë qëndruar më shumë se 120 minuta në prani të prokurorëve të SPAK-ut dhe të BKH-së për të parë ecurinë e dosjeve.

Ne e kemi parë nga kapicat e dosjeve që diçka e madhe po luhet në ato dosje dhe korrupsioni që shfaqet aq masiv nga dendësia e atyre dosjeve, tregon se Shqipëria ka një problem shumë të madh me krimin, korrupsionin dhe narkotikët.

Ne dimë që një nga temat e prekura në takim kanë qenë paratë e pista që hyjnë në sektorin e ndërtimit”,– tha Lavdrim Lita.

Exit mobile version