Diego Lopez shpreson të vazhdojë të mbajë të veshur fanellën e Espayol edhe për vitin tjetër. Portieri është i huazuar nga Milani që prej gushtit të vitit 2016 dhe kontrata e tij me spanjollët skadon në fund të sezonit. Gjithsesi 35-vjeçari dëshiron shumë që të dyja klubet të gjejnë akordin për të, pasi siç shprehet vet portieri është shumë i lumtur te Espayol dhe kërkon të qëndrojë.