Rashford qëndron edhe sezonin tjetër te United

Marcus Rashford do të qëndrojë te Manchester United. Janë të bindura mediat angleze, sipas të cilave trajneri Jose Mourinho ka vendosur të konfirmojë sulmuesin e ri edhe për sezonin e ardhshëm. Në fakt, vendi i tij nuk do të cënohet as nga ardhja e mundshme e francezit Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, për të cilin “Djajtë e Kuq” po bëjnë të pamundurën për ta marrë nga klubi spanjoll.

Exit mobile version