Dieta që duhet të ndiqni pas festave

Me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë disa këshilla për mënyrën si duhet të ushqeheni. Kjo vjen si pasojë e abuzimit me ushqimin pasi dihet se të gjithë e teprojmë me ushqimin kryesisht me ëmbëlsirat. OBSH këshillon të ndryshohet ushqimi herë pas here, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrnave, sheqerit dhe të alkoolit.
Për të pasur një dietë të balancuar, është e rëndësishme të konsumoni një miks ushqimesh bazë, si karbohidratet, drithërat, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).
Për të zvogëluar konsumin e yndyrave, sugjerohet që gjalpi të zëvendësohet me vajin e ullirit, të misrit dhe të lulediellit. Përdorni mishin e bardhë dhe peshkun.
Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.
Ushqimet duhet t’i gatuani në avull, zëvendësoni ushqimet e skuqura me ushqime të ziera ose të pjekura, sepse në këtë mënyrë ruajnë më mirë vlerat ushqyese.
Këto këshilla vlejnë për të luftuar infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Exit mobile version