Deputetët kanë diskutuar dje me shqetësim në mbledhjen e Grupit Parlamentar për masakrën zgjedhore që ndodhi në zgjedhjet e Dibrës. Deputetët kanë ngritur shqetësimin e madh të blerjes së votave me paratë e drogës. Propozimet në mbledhjen e grupit kanë qenë të ndryshme, ndërsa pothuajse të gjithë deputetët me ndonjë përjashtim kanë konsistuar tek evidentimi dhe gjetja e zgjidhjes për problemin e drogës dhe krimit të organizuar tek zgjedhjet.
Debati në grup
Aldo Bumçi: Të mos biem në grackën e PS, problemi nuk është tek zbatimi i statutit në PD. Bandat dhe droga ka bërë nam në Dibër. Nuk është çështje tek qytetarët aty, aty ne kemi funksionuar. Puna është të kërkojmë zgjidhje të mëdha politike. Për mua dy janë rrugët: ose zgjidhje politike këtu në qendër ose ekuilibrim forcash në terren.
Asllan Dogjani: Aktivizimi jonë ishte plus dhe ishte shumë mirë. Por nuk kemi çfarë i bëjmë drogës, aty ka marrë çdo parcelë drogën e vet. Policia është e politizuar, shefi i krimeve punonte për të ruajtur drogën dhe tani ju bënte shantazh për fotot, ndryshe do kishin pasoja. Ne drogën e kemi kudo e keni në Zall-Herr, e keni në çdo cep, ky është problemi më i madh që duhet të japë zgjedhjen opozita.
Eduard Halimi: Për mua, Dibra nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga rezultati në Peqin, nga Kruja, Kavaja, Durrësi e me radhë. Kësaj radhe mori përmasa krejt dramatike, sepse kështu janë tashmë edhe përmasat e droges dhe krimit në vend. Opozitat nuk çajnë dot bandat dhe krimin. Këtu duhen zgjidhje po aq radikale, sepse situata është e rëndë. Policia e kishte me listë, kush kalon kush nuk kalon në zona të caktuara. Si mund të përballemi me këtë ne? Vetëm masa drastike.
Kemi sfiduar Reformën në Drejtësi. Për të sfiduar dekriminalizimin, retorikën e Ramës i kemi vënë bombë ne vetes tonë. Çështja themelore është të jemi përballë Ramës, jo pjesa e brendshme. Çfarë do bëjmë eksperimente të Ramës? Rezistencë e fortë, qeveri teknike. Rama i shtyn që ne mos dalim në protesta që të duket sikur jemi kundër, cilat janë masat që do të marrim se është eksperimenti më i poshtër me demokracinë dhe me popullin.
Arben Ristani: Nga teoria e gabimit nuk shpëtojmë dot. A mund të vendosim një kod sinqeriteti me njëri-tjetrin. Dibra angazhim më të madh se kjo nuk mund të ketë, se ishim tepër nderuar. Nuk humbëm nga gabimet tona. Selishta 50 minus, zonë e mbjellur më shumë me drogë. Janë takuar të gjithë faktorët, aq shumë punë sa do fitonim. Gjithë ky aktivitet nuk ja del dot mafia shqiptare dhe parave. Të ngrejë protesta dhe opinionin intelektual, patjetër që organizimi duhet. Me krim me drogë me paratë nuk ja dalim dot. Pa besnikëri dhe sinqeritet nuk bëjmë dot.
Florion Mima: Ne të gjithë në terren e pamë që janë punësuar 30 çuna nga fshati, 15 euro në ditë me parcelat e drogës. Shefi i Komisariatit ka kontaktuar me mbjellësit e drogës dhe ju ka thënë kemi foto për çdo parcelë. Ose votën ose jeni të gjithë në burg. Pas orës 4:00, kur u kthyen nga parcelat me kanabis u rrit ritmi i votimit.
Bedri Hoxha: Nuk është çështje strukturash, por çështje shitje votash. Më thanë copë 400 mijë lekë, është daja i njërit dhe i mori. Deputetët nuk shkojnë në zona, ato nuk duan politikën e madhe. Probleme më konkrete. Ne jemi bërë për të ikur një pjesë, duan fytyra të reja. Emëro njerëzit lëre mos bëj zgjedhje.
Oerd Bylykbashi: Atje do të kishte humbur kushdo, mënyra si kontrollohet qendra e votimit është e rëndë. Çelësi i tyre është tek njerëzit që shpërndajnë paratë, nuk është çështje e statusit tonë. Po u morëm me veten s’ka lidhje duhet të bëjmë një gjë ndryshe. Veprim politik i fortë që do na bëj në 10 muaj të jenë sytë e veshët tek zgjedhjet. Në 2001 mazhoranca fitoi, por nuk kishte besueshmëri, duhet vepruar ndryshe. Ne shikojmë silueta tani, por ka shumë më shumë poshtë nga droga dhe krimi. Çdo lloj reforme nuk na jep rezultat duhet aksion. Po e kthyem brenda nuk dalim gjëkundi.
Albana Vokshi: Djemtë e kryeplakut kanë parcela droge dhe ka ndenjur aty me deputetët. Votuesit bënin foto dhe merrnin lekët tek dyqani i fshatit. Banorë të Tiranes ishin. Djemtë e kryetarit të qendrës së votimit kanë votuar për Muharrem Ramën infermierëve u bëhej presion. Duhet të komandoni kryetarë degësh dhe pastaj në bazë të rezultatit shikojmë.
Astrit Patozi: Trupa më e lartë të bëj analizë, duhet ta bëjë dega lokale, ajo që ne do bëjmë të marrim një SMS për 2017 dhe asgjë tjetër. Nuk e sollën problemet tona humbjen në Dibër. Pas 10 muajsh do na ndodhte në zgjedhjet e përgjithshme më mirë që i humbët se pamë skemën e tyre. Nuk duhet ta ngrenim stekën aty. Skenarët për shitjet e blerjes.
E dyta, s’kemi mundësi t’i përballemi plumbit me plumb. Nuk duhet të na shkojë në mend kjo se jemi parti vlerash. Por edhe sikur luajmë në terrenin e tyre dhe pas kësaj do të jetë çështje horrash. Dhe ne nuk na takon. Të ruajmë kauzën. Ne jemi të vonuar tek Reforma Zgjedhore, kemi humbur kohë me reformat në drejtësi.
Problemet nxorrën kokë në Dibër që të riparojmë. Ne duhet të ushtrojmë forcë për Kodin e Ri Zgjedhor. Së dyti, nuk gjykoj se strukturat janë problem, por duhet të merremi me mesazhin e madh politik. Bandat janë në qarkullim, mafia e fortë, por do të jetë e shpërndarë në gjithë vendin. Duhen njerëzit që nuk janë banditë, por rrugë nuk hapin. Ambiguitet me aleancat zgjedhore, po lamë vend për dyshim japin mesazhin. Po janë të gjithë njëlloj atëherë rri me qeverinë. Se nuk rrezikojnë.
Gent Strazimiri: Pjesa e kolegëve të Dibrës nuk i dinë hallet aty në votim. Ajo natë në Sohodoll ka qenë e tmerrshme. Bëmë shumë mirë që shkuam aty. Ata kanë blerë 16 000 vota. Me buxhet të pakufizuar, mesatarja 50 euro. E zgjidh këtë punë mbledhja e Këshillit Kombëtar, jo sigurisht. Aq sa e zgjidhin deputetët që kanë bërë operacione policore. Çdo gjë tjetër që shkon tek pjesa jonë, është kot. Ata e kanë mbytur me lekë. Panë Luzninë dhe i dinin me lekët që kishin dhënë sesa vota kishte brenda kutia. Na i thoshin para. A do të pranojnë që ta detyrojnë shqiptarin të heqë dorë vullnetarisht nga e drejta e votës.
Kastriot Islami: Kemi tre sfida.
Sfida e parë lidhur me krimin, lidhur me korrupsionin dhe e lidhur me kanabisin.
Sfida e dytë, marrëdhëniet me ndërkombëtaret. Pse nuk kanë thënë asgjë për të gjithë këto që po ndodhin.
Sfida e tretë, çështja e brendshme e partisë.
Pa përballje masive nuk shkojmë dot në zgjedhje. Mbledhje demokratike, kur themi mendimin, por jo ta nxjerrim.
Keltis Kruja: Hashashi na ka marrë në qafë. Nuk e kishin për masën dhe ishte një efekt shkatërrimi. Nga varfëria është vullnet i deformuar nga halli, një bashkëjetesë nga pamundësia. Shqipëria gjithë drogë. Policia e lejon vetë. Të bëjmë protestat por të jemi plotë aty. Dhe duhet ta ndërkombëtarizojme çështjen. Vota u deformua në shtëpi dhe jo rrugës. Dalin deklarata për LGBT dhe nuk di për këtë.
Edi Paloka: Analizë se kemi, por diskutim i shpejtë. Mendoj që na shërben t’i themi gjërat realisht. Nuk duhet të fshehim të vërtetat e mëdha për gjëra të vogla. Problemet i dinim që në fillim, droga dhe paratë që ditën e parë. Seksionet u ngritën dhe u forcuan dhe grupi parlamentar. Përplasjet ishin më të larta në vite, por i rregulluam me aq sa mundëm. Na i thanë që nuk kemi kush na mbrojë votën, shkuam për fitoren se nuk na i merrte mendja këtu përmasa droge dhe paraja. Fryma ishte pozitive aty. Vinin socialistët tek ne edhe fshehurazi. Nuk ja lemë dot Ymer Lalës, por ja që edhe fryma nuk bëri punë. Bëri që ata të mobilizoheshin për të blerë votat. Ishin fikur dritat në Sohodoll, në mes të natës unë përplasem me kriminelë. Flamur Noka, u përball me terrorin që bënte ai tek njerëzit. Në Luzni kishte uri për bukë, normale që një thes me miell. Eshtë ajo pjesa që nuk i interesonin se çfare do ndodhë. Strukturën e kemi në dorë vetë dhe e gjejmë kollaj, po të ishte çështja tek foto e kishim zgjidhur. Po nuk janë këto problemet. Po thamë që PD është problemi hajde t’ja fusim Lul Bashës se na erdhi rasti kështu, është tmerr nuk e di kush fiton nga ju. Çoni vetëm ujë tek kundërshtari. 2001 ashtu na u duk, por tani është më rëndë. Ne me intelektualë, ata fitojnë me Sadriun dhe Ymer Lalën. Po kërkuam t’ja fusim njëri-tjetrin do rri ai për 40 vjet.
Eduard Selami: Duhet bërë analizë e pastër për humbjen. Të thirret Këshilli Kombëtar për të analizuar zgjedhjet.
Majlinda Bregu: Nuk mund t’u largohemi përgjegjësive!
Selami: Zgjedhjet në Dibër, për gabimet tona. Pse duheshin aleatë, ata që kanë qenë kundër PD-së?
Roland Keta: Sekretari Organizativ i PD-së është arrogant! Duhet të shkarkohet!
Lulzim Basha: Duhet një analizë e thellë dhe e ftohtë.
Bregu: Do vazhdojmë të themi se na vodhën? Është fatalizëm! Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI. Nuk mund të presim të bëjë fushata Kreshniku. Dasma nuk bëhet me krushq, krushqit përcillen. Në 2005-ën PD fitoi, pasi fitoi luftën me vetveten.
Imami: I bindur se nuk po veprohej drejt, s’erdha në fushatë!
Bregu: Degët tona janë të përçara dhe të pamotivuara.
Lulzim Basha: E nesërmja na vë përballë kundërshtarëve. Ata mund të merren edhe me çështjet e brendshme. Ne duhet t’i tregojnë shqiptarëve që ishim aty për të mbështetur qytetarët dhe jo për të marrë Bashkinë. Nesër do të jetë problem kombëtar, në raport me drogën dhe me krimin. Si dhe pse shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga ne. E jona nuk është përplasje bandash, por bashkim vlerash.