Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Sekretari amerikan i Shtetit: Do vazhdojmë angazhimin e palëkundur për të mbështetur të mbijetuarit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ndarë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që këtë vit shënon 80-vjetorin.

 

Rubio shprehet se sot kujtojmë solemnisht gjashtë milionë hebrenjtë që u vranë sistematikisht në të gjithë Europën nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Si Sekretar i Shtetit, unë do të vazhdoj angazhimin tim të palëkundur për të mbështetur të mbijetuarit e Holokaustit dhe trashëgimtarët e tyre”, deklaroi Rubio.

Më tej ai shkruan se këtë vit bëhen 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti, dhe mund të jetë një nga vitet e fundit që të mbijetuarit janë në gjendje të ndajnë rrëfime dhe dëshmi për tmerret që kanë përjetuar.

“Sot kujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të shënuar përvjetorin e çlirimit të Auschëitz-Birkenau, kampit më të madh nazist të përqendrimit dhe vdekjes, më 27 janar 1945. Kujtojmë solemnisht gjashtë milionë hebrenjtë që u vranë sistematikisht në të gjithë Europën nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, si dhe miliona të tjerë që u vranë. Ne nderojmë ata që mbijetuan, falënderojmë çlirimtarët dhe ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe drejtësinë njerëzore.

Këtë vit bëhen 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti. Mund të jetë një nga vitet e fundit që të mbijetuarit janë në gjendje të ndajnë rrëfime si dëshmitarë okularë për tmerret që kanë përjetuar. Si Sekretar i Shtetit, unë do të vazhdoj angazhimin tim të palëkundur për të mbështetur të mbijetuarit e Holokaustit dhe trashëgimtarët e tyre, ashtu siç bëra në Senatin e Shteteve të Bashkuara”, thotë Sekretari i Shtetit Marco Rubio në mesazhin e tij.

Exit mobile version