Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar ditët e Dhjetorit 1990 si ditë të lirisë së Shqipërisë!
Në vazhdën e kujtimeve të Lëvizjes së fuqishme studentore të 30 viteve më parë, Berisha përkujton: “Më 12 dhjetor shpallëm vendimin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të marrë më datë 11 dhjetor në Qytetin Studenti dhe programin minimal të kësaj partie, që përgatitëm në një mbledhje në shtëpinë e të ndjerit Gramnoz Pashko”.