Protestuesit e irrituar thyejnë xhamat e selisë së PS në Shkodër

Përshkallëzohet protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër. Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Parisë Socialiste.

Ata kanë thyer derën kryesore dhe dritaret e godinës.

Ka një pjesëmarrje të gjerë. Marshimi ka nisur nga sheshi “Nënë Tereza”, në qendër të Shkodrës e ka përshkuar pedonalen e qytetit. Ndalesa e parë ka qenë para prefekturës për të vijuar më pas deri në fund të pendonales dhe për të ndaluar më pas para selisë së PS-së. Aty, janë hedhur gurë drejt godinës së Partisë Socialiste, ndërsa janë rhyer xhamat e dritareve dhe të dyerve të godinës së PS-së.

Me pankarta në duar “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret” dhe me thirrjet “Poshtë komunizmi”, “Rama ik!”, mijëra qytetarë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia.

Protestuesit kanë qëlluar me hurma makinen e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve.

Exit mobile version