Ditët e mbipopullimit, udhëtarët sfidojnë çmimet! “Nënë Tereza” pret dhe përcjell mijëra emigrantë për festa

Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është kthyer në portën kryesore të emigrantëve, por jo vetëm. Në dhjetor si çdo vit fluksi i pasagjerëve shtohet edhe më shumë. Familjarë të shumtë presin të afërmit që vijnë nga jashtë të festojnë në vendin e tyre.
Në dy javët e fundit të Dhjetorit Rinasi shënon rekord udhëtarësh.

Disa nga udhëtarët, që mbërrijnë në aeroporte, kryesisht emigrant që jetojnë jashtë, vijnë për disa ditë për të parë të afërmit, apo për të plotësuar dokumente që i duhen.

Të tjerë kanë udhëtuar për të parë fëmijët ose të afërmit dhe kthehen në atdhe.

Të tjerë udhëtarë udhëtojnë në kthim në vendet ku jetojnë, pasi kanë vizituar të afërmit disa ditë në Shqipëri.

Fluksi bën që edhe çmimi i biletave të jetë dy deri në tre herë më i lartë se në periudhat e zakonshme.

Sipas Drejtorisë së Kufirit në Rinas në 11 mujorin e 2023-shit në Rinas kanë udhëtuar 6.606.500 pasagjerë, ose 39 më shumë se në vitin 2022 për të njëjtën periudhë.

Exit mobile version