Djegia e plehrave në Vlorë, reagon deputeti i PD-së, Arbi Agalliu

Vlora prej ditësh është e mbuluar nga tymi si pasojë e djegies së mbeturinave pa asnjë kriter.

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, deputeti i PD-së për qarkun Vlorë, Arbi Agalliu, thotë se djegia e plehrave në mes të qytetit është jo vetëm ndotje, por edhe burim sëmundjesh kancerogjene.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Agalliu:

“Ç’të thuash më???

Vijon të digjen plehrat në mes të qytetit! Jo vetëm ndotje por mbi të gjitha shkak për sëmundjet kancerogjene dhe respiratore.

Askush dhe asnjë nuk mban përgjegjësi.”
FB IMG 1698860881781

Exit mobile version