Ilir Meta sulmon SPAK: Është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të qeverisë, sponsorizon kallëzues të rremë

Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzar SPAK se shumë çështje që janë depozituar nga PL nuk janë prekur.

Sipas Metës organi më i madh i drejtësisë tashmë është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të qeverisë.

Ja postimi i plotë nga Meta:

Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë.

Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin.

Për ne ky nuk përbën asnjë lloj shqetësimi. Asgjë nuk na shfokuson në betejën tonë kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe gjithashtu kjo është një përpjekje që ne bëjmë që edhe Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky presion kaq i madh intimidues.

Exit mobile version