Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu denoncoi vëzhguesen e PS Joana Melengu pas kërcënimeve të përsëritura me jetë te saj drejtuar vëzhguesit të Partisë Demokratike gjatë proçesit të rinumërimit të votave për Beratin.
“Joana Melengu është kryetare e Njësisë Administrative Nr.2 në Berat e cila ndodhej në fugonin e mbushur me ushqime nga rezervat e shtetit për të blerë vota për PD por u kap më pas nga strukturat PD-së. Kjo shtesase duhej të ishte në burg dhe jo në sallën e KQZ duke rinumëruar dhe kërcënuar përfaqësuesit e PD”-së, tha përfaqësuesi Marash Logu.
Ai theksoi se kjo ngjarje është e papranueshme.
PD ka denoncuar prej ditësh se si PS përdori të gjithë administratën e shtetit në funksion të fushatës së saj, por “Noterët e masakrës zgjedhore kanë refuzuar në mënyrë twë përsëritur kërkesat tona për informacion”, tha Logu.