Kreu i FRPD dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka fituar gjyqin e hapur ndaj vendimit të qeverisë që e gjobi me 50 milionë lekë për grumbullime gjatë fushatës.
‘Nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit
Bashkë me avokaten e nderuar Zj. Eda Grimci, në seancën përfundimtare për gjobën politike 50 milionë lekë, e vendosur nga qeveria Rama për “grumbullime të paligjshme”.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova.
Përshëndes vendimin e Gjykatës Administrative dhe inkurajoj bashkëqytetarët e mi, të cilët u goditën padrejtësisht gjatë pandemisë nga gjobvënësit politikë, të ngrenë padi dhe të iniciojnë procese të tilla, me besimin se këto gjoba abuzive dhe antiligjore do të rrëzohen menjëherë.
Drejtojuni gjykatës dhe kërkoni drejtësi për veten tuaj.