Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se ky është një moment kyç që ndezi një bashkëpunim të qëndrueshëm të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe qëllimet e përbashkëta.
Ambasada thotë se pavarësisht sfidave, përfshirë komunizmin, ‘kjo lidhje ka mbetur e pandërprerë për më shumë se një shekull, me të dy kombet që presin bashkëpunimin e vazhdueshëm’.
“Më 28 korrik 1922, pak pasi Presidenti Woodroë Wilson mbrojti shtetin e pavarur shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në janar 1919, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatike. Në këtë ditë 102 vjet më parë, Komisioneri Amerikan në Shqipëri, Maxëell Blake, njoftoi zyrtarisht Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për njohjen nga Shtetet e Bashkuara. Ky moment kyç ndezi një bashkëpunim të qëndrueshëm të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe qëllimet e përbashkëta. Pavarësisht sfidave, përfshirë komunizmin, kjo lidhje ka mbetur e pandërprerë për më shumë se një shekull, me të dy kombet që presin bashkëpunimin e vazhdueshëm”, shkruan ambasada.