Ka një debat publik, një këndvështrim të hedhur ekzaktësisht nga ekspertët e PS-së, në mënyrë të veçantë nga kryeministri, se Erion Veliaj mbahet në burg pa gjyq, pa një vendim gjykate.
Në fakt kjo është një gënjeshtër. Dokumenti më poshtë tregon vendimin e parë të gjykatës për arrestimin e Erion Veliajt dhe më pas, pas 48 orësh është bërë një gjyq, pra, një proces gjyqësor, i cili ka zgjatur rreth 15 orë, ku avokatët kanë mbrojtur palët.
Erion Veliaj është mbrojtur vetë në seancë me avokatët e tij, pra, ka folur dhe vetë. Janë ndodhur përballë të akuzuarit, prokurori Altin Dumani dhe Ols Dado, dhe më pas gjykata ka vendosur që duhet të qëndrojë në arrest me burg, për shkak të fakteve dhe provave që mbante dosja, por edhe për shkak se Erion Veliaj dhe njerëzit e tij të afërt kanë tentuar të prishin provat siç është rasti i Klotilda Bushkës, kryetares së Komisionit të Ligjeve që gënjeu publikisht duke thënë se nuk kishte bërë veprime, por kishte dhënë këshilla.
Në fakt është kapur me zë dhe me figurë. Pra Erion Veliaj është në burg me vendim gjykate dhe me masë sigurie.
Teza e Ramës
Sipas kryeministrit Rama, Erion Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar, por mund ta bënte dënimin pasi të përfundonte gjykimi, pra të dërgohej në gjykatë, të gjykohej dhe në fund në rast se do të dënohej atëherë mund të vuante dënimin.
Kryeministri jep një mënyrë alternative, por duhet të mësojë se ka një Kod Penal, i cili parashikon masat e sigurisë, në burg, në gjendje të lirë, me detyrim me paraqitje siç është Ajola, me arrest shtëpie siç ishte Sali Berisha, me masë sigurie arrest me burg siç është Ilir Meta, se me logjikën e Ramës as Saliu nuk duhet të ishte në ballkon, as Meta nuk duhet të ishte në burg, as Pëllumb Gjoka nuk duhet të ishte në burg, as Oltion Bistri nuk duhet të ishte në burg, se ishin me masa sigurie. As Safet Gjici nuk duhet të ishte në burg nëse nuk do të ishte me masë sigurie. Do të pritej të gjykohej dhe pastaj të veprohej.
Por Kodi Penal i ka të mirëcaktuara masat e sigurisë dhe këto i vendos gjykata. Erion Veliaj duhet të ndiqej i lirë. Saliu dhe Meta duhet të kishin masë sigurie, Erioni jo sipas Ramës. Pasi të gjykohej të vuante dënimin. Në fakt, ligjin e ka vendosur Kuvendi.
Rama atje e ka në dorë, mund t’i heqë fare masat e sigurisë dhe gënjen çdo mendje e sëmurë e propagandës së 99-çave dhe socialistëve kur thonë se nuk ka një gjyq për arrestimin e Erion Veliajt. Ka dy gjyqe dhe Erion Veliaj është me masë sigurie si shumë raste të tjera të Kodit Penal.
Dhe shumë grupe kriminale ndodhen brenda pikërisht për shkak të masave të sigurisë se kështu i binte që të gjithë të jenë të lirë meqenëse janë kryetarë bashkie, ministra dhe deputetë, të rrinë rehat kur t’u vijë radha, të mbarojë gjyqi, pastaj të shkojnë të vuajnë dënimin.
Po kur shkojnë dhe prishin provat, çfarë duhet të ndodhë me ta?
Ndaj dokumenti tregon që ka një vendim gjykate nga gjyqtari Erion Bani, ka një gjyq të dytë që ka zgjatur 15 orë, ka një përballje në gjykatë dhe më pas ka një vendim dhe ajo që bën kryeministri ynë duke thënë që nuk ka një vendim gjykate, kjo është një gënjeshtër, pasi askush nuk mund të rrijë në burg pa një vendim gjykate.
Ka masë sigurie për Ilir Metën, siç kishte edhe për Sali Berishën, në fakt ky i fundit ende e ka një masë sigurie, detyrim me paraqitje, ende nuk është gjykuar dhe ai.
Gënjeshtrat se nuk ka vendime gjykate dhe se problemi është vetëm prokurori, thjesht dhe vetëm i japin një oksigjen të përkohshëm për militantët dhe asgjë më shumë se kaq.
Në përfundim të gjithë e kuptojnë se e vërteta vonon, por nuk harron./OraNews