Dokumenti zyrtar/ Akuzat jo serioze të raportit të Dick Martit për Hagën kundër krerëve të UÇK-së

Akt-akuza zyrtare prej 68 faqesh që Dhomat e Specializuara të Zyrës së Prokurorit Special në Kosovë kanë ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kjo aktakuzë është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Veprat që rëndojnë mbi ish drejtuesit e UÇK-së kanë të bëjnë me krime lufte, trajtim mizot, torturë, vrasje e paligjsjme,, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas akuzës janë kryer në afatin kohor mars 1998-shtator 1999.

Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa zona të Kosovës por edhe në Shqipërinë Veriore, Kukës apo Cahan.

Ato, gjithmonë sipas akuzës, janë kryer nga is-ushtarë të UÇK-së ndaj civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

“Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht:

(i) serbë, romë dhe ashkalinj;

(ii) katolikë;

(iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë;

(iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së;

(v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe

(vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi gjenden në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Krasniqi u transferua atje më 4 nëntor, ndërkaq, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, udhëtuan drejt Hagës më 5 nëntor.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Artikulli paraprakBatoni surprizon: Bastisja ndaj Thaçit ka lidhje me zgjedhjet në SHBA
Artikulli tjetërJeleku 789 paund ose 1 milionë lekë i Erion Veliajt