Uashingtoni po bisedon me katër grupe të interesuara për të blerë TikTok, bën me dije presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Aplikacioni në pronësi kineze po përballet me një të ardhme të pasigurt në SHBA.
Ligji amerikan ka urdhëruar që TikTok të shitet nga pronari i tij kinez, ByteDance, përndryshe platforma e rrjeteve sociale do të mbyllet Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nëse një marrëveshje për TikTok, Trump u tha gazetarëve: “Mund të ndodhë”.
“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme. Dhe shumë njerëz e duan atë, dhe kjo varet nga unë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.
“Të katër ofruesit janë mirë”, shtoi ai, pa i përmendur emrat.
Ligji që ndalon TikTok hyri në fuqi më 19 janar, mes shqetësimeve se qeveria kineze mund të shfrytëzojë platformën e ndarjes së videove për të spiunuar amerikanët ose për të ndikuar fshehurazi opinionin publik amerikan.
TikTok pezulloi përkohësisht shërbimin në Shtetet e Bashkuara dhe “u zhduk” nga dyqanet e aplikacioneve në internet me afrimin e afatit të përcaktuar nga ligji.
Trump, megjithatë, e rivendosi aplikacionin pas fillimit të mandatit të tij të dytë në janar, duke kërkuar një zgjidhje me Pekinin.
TikTok më pas rivendosi shërbimin në Shtetet e Bashkuara dhe u kthye në dyqanet online të aplikacioneve Apple dhe Google në shkurt.
Blerësit e mundshëm të TikTok përfshijnë një iniciativë të quajtur “Oferta e Popullit për TikTok”, e iniciuar nga manjati i pasurive të paluajtshme dhe sporteve Frank McCourt.