Donis Avdijaj rikthehet pas 12 javësh

Dalin rezultatet e para të shkallës së dëmtimit të Donis Avdijajt gjatë fazës përgatitore të Schalkes në Kinë. Sipas klubit gjerman, 19-vjeçari shqiptar do të mund të kthehet në fushën e blertë vetëm pas 12 javësh pas thuajse 3 muajsh, ndërsa nga 30 deri 50 ditë duhet të qëndrojë pushim absolut derisa dëmtimi i pësuar në menisk të mos ketë më rrezik për shëndetit e futbollistit. Një lajm i keq ky për talentin e Schalkes që sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Sturmi i Gracit në Austri, ku shënoi 8 gola në 34 ndeshje të kampionatit. Drejtuesit dhe tifozët e Schalkes kishin pritshmëri të larta për sa i përket rendimentit të Avdijajt, por faza përgatitore në Kinë ishte e pafat për të.
Gjatë një seance stërvitore në palestër sulmuesi që konsiderohet një talent i padiskutueshëm i futbollit gjerman dëmtoi meniskun, por fatmirësisht pa e këputur atë. Gjithsesi për t’u kthyer nën urdhrat e Markus Weinzierl duhet të presë thuajse dy muaj. Avdijaj do të humbasë pjesën më të madhe të përgatitjeve të sezonit, ndërkohë që nuk do të mund të japë kontribut në javët e para të Bundesligës që starton më 26 gusht. Gjendja e tij fizike do ta penalizojë në grumbullimin e tij me kombëtaren shqiptare, që më 5 shtator do të luajë ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit Rusi 2018 ndaj Maqedonisë në “Loro Boriçi”.
Berat Gjimshiti ka filluar punën për sezonin e ri ku do të synojë një vend si titullar në Serinë A me skuadrën e Atalantës. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka lënë pas zhgënjimin e mosgrumbullimit në Europian në pushimet që ka zhvilluar në Shqipëri dhe Kosovë dhe tashmë është gati për aventurën e re.
Ai ka postuar në Instagram pamjet e testeve fizike që ka zhvilluar dje te klubi i Atalantës, ku në këtë sezon do të jetë nën urdhrat e një trajneri të ri, Xhiampiero Gasperinit dhe do të ketë mundësi të barabarta me lojtarët e vjetër për të siguruar një vend në formacion.

Exit mobile version