Dortmundi në vendin e tretë

Borusia e Dortmundit rriti ndjeshëm shanset për kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Champions, duke i rrëmbyer vendin e tretë Hofenheim që u mund 2-1 në përballjen direkte në Signal Iduna Park, aty ku skuadra e Tuchel pati një fillim ëndrrash me Marco Reus, që shënoi pas vetëm 4 minutash.
Verdhezinjtë në avantazh dhe kishin shansin për të dyfishuar nga pika e bardhe për një penallti të akorduar për faullin e Pavel Kaderebek ndaj Reus në minutën e 12-të, por Pierre-Emerick Aubameyang shpërdoroi shansin. Gjithsesi, Aubemayeng ja doli të shënonte në minutën e 83 këtë herë me kokë.
2-0 dhe Hoffenheim u përgjigj menjëherë, me Andrej Kramaric që ngushtoi distancën nga pika e bardhë e 11 metërshit, por Dortmundi ja doli të mbronte fitoren në minutat e mbetura për të siguruar vendin e tretë me dy pikë diferencë ndaj ndjekësve të Hoffenheim, kur mbeten dhe dy javë nga fundi i kampionatit.
Bajerni që siguroi që javën e kaluar titullin kampion, nuk u relaksua përballë Darmstad përkudnrazi, fitoi 1-0 falë golit të shënuar nga Juan Bernat. Rezultat që sanksionon rënien nga kategoria për Darmstad që vuri shpirtin në fushë në “Alianz Arena”, por e kishin të pamundur përballë një skuadre superiore. Penalltia e humbur nga Hamit Altintop është padyshim e dhimbshme për Darmstad, duke lënë pikëpyetjet se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte shënuar, por gjithsesi kjo skuadër e kishte marrë rrugën drejt rënies më herët këtë sezon.

Exit mobile version