“Drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, ky nuk është fundi, vetëm fillimi”/ Basha: Njerëzit e inceneratorëve janë të lidhur me aferën Rama-McGonigal

Nga Kuvendi Zgjedhor i PD në Paskuqan, kreu Demokrat, Lulzim Basha, risolli në vëmendje aferën McGonigal, duke thënë se “drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, por ky nuk është fundi, është fillimi. Apo për të thënë shprehej e famshme me të cilën e inaguroi këtë 11-vjeçar të kalvarit për shqiptarët, nuk ka parë gjë akoma”.

“Të njëjtët njerëz që janë të lidhur me aferën e inceneratorëve, janë të lidhur edhe më aferën Rama-McGonigal. Ndaj është e qartë se gjendja në të cilën ndodhet vendi, ka këta përgjegjës dhe këta përgjegjës bëjnë gjithçka për t’I ikur përgjegjësisë. E po kapen kudo që munden për t’i ikur përgjegjësisë. Te PD nuk kapen dot. Synimi ynë është të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetare për SPAK-un, për BKH-n, për GJKKO-në.” – tha më tej Basha.

Exit mobile version