“Rama drejton qeverinë më të korruptuar në botë”/ Basha: Kanë propozuar për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar

Nga Kuvendi zgjedhor i PD në degën e Paskuqanit, Lulzim Basha u shpreh se “kjo është qeveria më e korruptuar në botë dhe ajo arrin dimensione të paimagjinueshme”.

“Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, arrin dimensione të paimagjinueshme. Të vërtetat që tha Arben Ahmetaj, për vete i përfshirë në këtë aferë publike, nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm material për denoncime të natyrës mediatike apo politike. Ndaj siç e dini, PD ndryshe nga çdokush tjetër kemi dërguar në SPAK denoncimin e plotë, kallëzimin e plotë penal për të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë me në krye të parin e qeverisë.” – u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, gjithashtu, tha se ditën e enjte nuk do jenë në Parlament, ku edhe pritet të kalojë amnistia penale, sepse në çastin më të fundit u futën dispozita për amnisti penale ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar, ndërsa për qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre nuk do të amnistohen.

“Në rastin e fundit, janë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapurr në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfishirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë, atyre te Bregu i Lumit që u shkuan me gaz lotësjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona.” – tha kreu i PD-së, Basha.

Exit mobile version