Drejtoresha e radios “Deutche Welle”: Merkel dhe Krichbaun flasin me të njëjtën gjuhë për Shqipërinë

German Chancellor Angela Merkel attends a session of the EU committee of the German lower house of parliament, the Bundestag, headed by Gunther Krichbaum (R) in Berlin, September 29, 2010. REUTERS/Thomas Peter

Është gabim t’i bësh presion Gjermanisë dhe BE-së, për ndryshimin e kursit të Shqipërisë. Ne në Gjermani e shohim si një moment të rëndësishëm për hapjen e negociatave dhe nuk është mirë të luhet me këtë proces. Këtë deklaroi dje, Drejtoresha e DW Adelheid Feilcke në një lidhje me “360 Gradë” në “Ora News” duke shtuar se Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se, Shqipëria mund të shohë nga Lindja, ajo tha se deklarata të tilla janë të gabuara dhe nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në.
Fjalën e fundit e ka zonja Merkel. Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Mua personalisht më bëri përshtypje një fjalë identike midis deklaratës së kancelares dhe Krishbaun. Krishbaun tha para vizitës sw Ramës në Berlin dhe të njëjtën fjali e thoshte edhe kancelarja Merkel. Reformat nuk i bëni për hatrin tonë, por për të mirën e shqiptarëve. Ata flasin në të njëjtën gjuhë, tha Feilcke
Më bëri përshtypje një tjetër deklaratë nga Berlini më konkrete dhe kritike, ishin ato të ministrit të Shtetit për Evropën, anëtar i Partisë Social-Demokrate. Mik i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Nuk janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyer në gjermanisht.
Pyetje nëse është disktuar për çështjen Tahiri, ajo iu përgjigj: Për fat të keq nuk isha në takimin me kancelaren, sepse ishte takim konfidencial në Berlin. Por, nga burimet e DW, biseda me kancelaren gjermane ka qenë shumë e hapur. Ndërsa në takimin me deputetët gjermanë është përmendur. Është përmendur edhe në tryezën e rrumbullakët. Ministri i Shtetit për Evropën e ka përmendur këtë çështje dhe ka shprehur shqetësimin e tij.

Exit mobile version