Paralajmërimi nga Gjermania: Çështja Tahiri në prag zhvillimesh të reja, Prokuroria mund të veprojë

Radio Deutsce Welle ka paralajmëruar se çështja Tahiri pritet të ketë zhvillime të reja gjatë ditëve të ardhshme duke u shprehur se Prokuroria tani mund të veprojë.
Shkrimi
Përballjen pa asnjë masë mbrojtëse me drejtësinë e bëri të mundur vetë Saimir Tahiri, me dorëzimin vullnetar të mandatit të tij si deputet i pavarur, të enjten. Që prej gjashtë muajsh Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton atë për lidhje me trafikun e drogës dhe bashkëpunim me një grup kriminal, gjithashtu nën hetim për të njëjtat dyshime. Në konferencën për shtyp për dorëzimin e mandatit ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Rama 1, tha se deri sa të zbardhet e vërteta “nuk do të jetë deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi dy milion shqiptarë të tjerë”.
Hetim dhe gjykim nga një drejtësi që po kalon vettingun
Në tetorin e vitit të kaluarpër Saimir Tahirin Prokuroria pati dyshime për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij të largët, pjesë e një organizate italo-shqiptare, që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali. Hetimet ndaj grupit në fjalë nisën kur policia italiane zbuloi organizatën në Catania dhe në përgjimet e kryera prej saj, në bisedat mes trafikantëve të drogës, përmendej disa herë emri i ish Ministrit të Brendshëm. A ështe provë vetëm emri? Për prokurorinë po. Për maxhorancën socialiste jo. Deputetët socialistë refuzuan kërkesën e Prokurorisë për të arrestuar Tahirin për mungesë provash dhe faktesh Ata e përjashtuan Tahirin nga grupi i tyre. Deri dje Tahiri ishte deputet i pavarur, me imunitet parlamentar që mund të heTohej por jo të arrestohej me vendim Gjykate, të kërkuar nga Prokuroria. Çështja Tahirii u shndrrua në kauzën prioritare të opozitës, të kryesuar nga PD. Por ish Ministri i Brendshëm vijoi sulmet e ashpra ndaj opozitën edhe në konferencën për shtyp të dorëzmit të mandatit të tij parlamentar.

“Nuk pranoj të dëgjoj që ma bën gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar. Nuk e pranoj për askënd dhe asgjë, kurrë. As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për t’i bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri.” – tha Tahiri.
Ai theksoi se opozita “ka kriminelë të pahetuar, të pagjykuar dhe të pandëshkuar”. Argumentat për një sulm të tillë nuk mungojnë. Në vitin 2009, kur PD-ja ishte në pushtet. eksponentë të saj u hetuan për korrupsion por çështja nuk shkoi në Gjykatë. Ajo u mbyll për parregullsi në procedurë pa marrë as pafajësi, as fajësi. Në janar të vitit 2011, në protestën e socialistëve, atë kohë në opozitë, u qëlluan me armë zjarri dhe u vranë 4 demostrues të paarmatosur, ngjarje që ende nuk është zbardhur. Hetimet ndaj Tahirit nisën vitin e kaluar kur Kryeprokuror ishte Adriatik Llalla , që pas përfunimit të mandatit të tij dha dorëheqjen nga punësimi në sistemin e drejtësisë dhe sipas ligjit u përjashtua nga vettingu. Por dokumente dhe fakte te publikuara në media kanë sjellë tani hetimin e tij në gjendje të lirë për korrupsion dhe pastrim parash.
Zbatim i vettingut po sjell një situatë tjetër në Shqipëri. Gjykatësit dhe prokurorët po i nënshtrohen vettingut. Ata që po kalojnë skanerin e tij do të jenë gjykatës dhe prokurorë të pakorruptueshëm nga politika, që do të mbikqyren nga ndërkombëtarët. Kjo është një bazë për një hetim të pavarur nga politika edhe ndaj rastit Tahiri.

Një rast për zbardhjen e së vërtetës. Ndofta “Çështja Tahiri”do të bëhet rasti i parë i një drejtësie që bën drejtësi për një ish-zyrtar të lartë në qeverinë e forcës politike që është në pushtet. Tani Tahiri është pa imunitet ndaj gjithë spektrit të masave që prokuroria mund të marrë ndaj tij për ta hetuar dhe e ҫuar atë në Gjykatë.
Opozita skeptike
Opozita është skeptike se dorëzimi i mandatit të deputetit të pavarur nga vetë Saimir Tahiri do t’i mundësojë Prokurorisë të bëjë punën e saj pa kufizime. Për opozitën ky veprim i Tahirit është vazhdim i “Paktit Tahiri –Rama, një “manovër politike” pasi sipas saj kryemnistri Rama ka nën kontroll të plotë prokurorinë. Opozita e konsideron gjithashtu dorëzimin e mandatit të deputetit pasojë të presionit që sipas saj, iu bë kryemnistrit Rama në Berlin. Ajo citon që gjatë takimeve të Ramës me deputetë gjermanë të jetë thënë prej këtyre të fundit se “është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë” .
Tani në test është drejtësia e reformuar. Qëndrueshmëria e rezultateve të saj për të bërë drejtësi dhe luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin do të jetë ajo që do mund të kthejë skepticizmin e vendeve të BE-së ndaj progresit të Shqipërisë në një votë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit në Këshillin Europian në qershor të këtij viti.

Exit mobile version