“Drejtorët e Ramës kanë nisur të flasin, thonë që urdhrin e dha kryeministri”!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se, afera DH Albania është një bashkëpunim mes politikës dhe biznesit kriminal.
Lubonja u shpreh se, nuk janë drejtorët ata që duhet të binin në këtë histori, por edhe biznesmeni që qëndron pas aferës.
“Piramidë unë nuk quaj drejtorët, por këtu nuk ka rënë Ulaj, që është personazh kryesor. Pra këtu është piramida e ekonomisë kriminale dhe jo ajo politike, këta janë në rregull si konstrukt. Gjiknuri ka ikur dhe po merret me partinë, kanë ngelur këta dy drejtorët, por unë këta i quaj bedelë, ushtarë domethënë. Këta nuk janë piramida. Këtu është bashkëpunimi i politikës me biznesin kriminal. Gjiknuri tha se nuk ka dyshim të arsyeshëm. Deri kur tha Erebara, jemi në nivelin teorik, si del një tender i dyshimtë.
Pas kësaj, ka ndodhur zbulimi i falsifikimit, ka dalë edhe ai i Zërit të Amerikës për licensën, pa u regjistruar. Këtu është qartazi një bashkëpunim, politika me biznesin kriminal dhe normalisht është detyrë e prokurorisë që duhet të hetojë. Fakti që nuk vepron prokuroria, është super alarm për gjendjen ku është vendi. Del Edi Rama dhe thotë, ‘nuk matemi me atë që na ka bërë falsifikimi, por si reagon’. Si reagon është alarmi, sepse po mbulohet krimi që është bërë.
Ka mbetur vetëm të thuhet, ne do vjedhim sa të duam, ikni qërrohuni sepse nuk keni çfarë të na bëni. 24 vjet u dënua në SHBA, një nga ata që ka falsifikuar. Edhe fjalët që themi ne janë kot. Në vend që të të falenderoj të thotë Ylli Kadriu, Lubonja Kadriu. Çfarë do t’i më shumë provë për bashkëpunimin e tij me Ulajn?”, u shpreh Fatos Lubonja

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se drejtorët e shkarkuar nga Rama për skandalit me kompaninë DH Albania, kanë nisur të flasin lidhur me urdhëruesin e dy tenderave që fitoi kompania mashtruese.
“Kur kryeministrit të gjithë i thoshin që këtu ka një vjedhje dhe atë nuk e shqetetësonte fondi limit, Vëllezërit Hysa, kjo shifër që na shkoi 20 milionë euro për kilometer.
Padyshim që është gabim, kur ti flak dikë. Ata njerëz po flasin, të gjithë thonë e kemi ndërgjegjen e qetë sepse për tenderin na ka thënë Edi Rama që do jetë me këto përmasa.
Një tender periferik lagjeje, nuk jepet pa dijeninë e Edi Ramës. E gjtiha kjo është një shpëlarje fytyre, thotë Damianin po e heq por edhe ai ka qenë i sukseshëm. Edhe rrugët kanë qenë të suksesshme, por drejtorët po i heq.
Të gjithë e kuptojnë, që në krye të piramidës është Edi Rama. Është i njëjti krahasim.
Gjithë Shqipëria thoshte po mbushen parcelat me drogë, ky thoshte kush flet për drogë është kazan, pastaj na doli që ministri ishte me trafikantët. Ky tha është vemje e padenjë për rracën njerëzore.
Kur ky nuk di që gjithë ministria bën kanabis, kur ky nuk di që Unazën ja kanë vjedhur drejtorët, përse qëndron atje ?
Se ky atje është për të ditur, por po tha nuk e dija, nuk ka kuptim”.

Exit mobile version