Partia Demokratike e Durrësit po mobilizon mbështetësit e saj për protestën e opozitës së bashkuar më 16 Shkurt në Tiranë. Kryetari Ferdinand Xhaferri ftoi qytetarët që të bashkohen kundër qeverisjes së korruptuar të Ramës, siç e cilësojnë demokratët.
Opozita ka nisur organizimin për protestën e 16 shkurtit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferri, gjatë një takimi me banorët e ish-Kenetës i ftoi ata që t’i bashkohen masivisht thirrjes për të zbritur në rrugë.
Thirrja e demokratëve shkon për të gjithë kategoritë që kanë pakënaqësi, ndaj qeverisë së korruptuar të Ramës siç e cilësojnë ata, ndërsa Xhaferri theksoi se protesta është zgjidhja.
Ferdinand Xhaferri: Duke shkuar një qytetar i lagjes këtu në protestë nuk thotë vetëm se nuk e pëlqej këtë qeveri, nuk jam dakord me këtë qeveri, nuk thotë vetëm që unë e urrej këtë qeveri, por nga aty fillon zgjidhja.
Duke huazuar pyetjen që shtron Ambasada amerikane pas çdo arrestimi të bujshëm të personave të akuzuar për veprimtari kriminale apo korruptive, demokratët e Durrësit kishin përgatitur këtë poster si përgjigje.